logo
ABCTirana

Pyetjet më të shpeshta (FAQ) te ABCTirana

1

Cili është orari i hapjes dhe mbylljes së institucionit?

Institucioni është i hapur nga ora 7:30 e mëngjesit deri në 17:30 të pasdites nga e Hëna në të Premte. Dita e Shtunë 8:00 deri 15:00.

2

Sa është madhësia e klasës dhe raportet mësues-nxënës?

Çdo klasë ka një numër të vogël fëmijësh sipas grupit të moshës, nga 1 mësues për 6 deri në 10 fëmijë.

3

Cilat janë ditët e pushimit?

Institucioni është i mbyllur çdo ditë të dielë, ditët zyrtare të festave (jo të gjitha, prindërit mund të shikojnë kalendarin e ditëve në platformës 1 vit para se të fillojë sezoni akademik). Po ashtu ABCTirana është mbyllur nga data 1 Gusht deri 15 Gusht për arsye rinovimi, përditësimi, dezinfektimi të ambientit.

4

Mundësoni shërbimin gjysmë dite?

ABCTirana nuk ofron shërbim me gjysmë dite me pagesë të reduktuar, por prindi ka fleksibilitet në orarin e marrjes dhe dorëzimit të fëmijës.

5

Si funksionon procesi i përshtatjes?

Periudha e përshtatjes është shumë e rëndësishme pasi fëmija ka nevojë për kohë për tu mësuar me ne dhe ne kemi kohë për ta njohur atë, ndaj përshtatja do të bëhet gradualisht duke rritur kohën e qëndrimit nga pak çdo ditë deri në momentin që ai do të jetë plotësisht i qetë.

6

Si mund të marr informacione ditore rreth fëmijës tim?

Çdo informacion rreth fëmijës tuaj, duke filluar nga baza ditore, javore dhe mujore shfaqet transparent në platformën tonë e cila është e aksesueshme kudo dhe kurdo, po ashtu stafi jonë administrativ është në shërbimin tuaj 24/7 çdo ditë të vitit.

7

A ofrohet ushqim për fëmijët?

Po, ofrojmë katër vakte ushqimi çdo ditë. Menytë janë të pasura dhe të shëndetshme, përditësohen shpesh në bazë të stinës dhe grupmoshës, po ashtu menuja është çdo ditë e pasqyruar në software tonë.

8

Sa është pagesa për një fëmijë?

Pagesa për një fëmijë është 25,000 ALL në muaj. Muaji Gusht është opsional dhe pagesa është e reduktuar në gjysmë.

9

A ka një zbritje për vëllezër ose motra?

Nëse jeni 2,3 ose më shumë fëmijë nga e njëjta familje, pagesa reduktohet në 23,000 ALL në muaj për fëmijë. Muaji Gusht është opsional dhe pagesa është e reduktuar në gjysmë.

10

Si kujdeseni për shëndetin e fëmijës?

Institucioni vendos në disponueshmërinë e fëmijës tuaj Psikologun dhe mjekun. Po ashtu, do të kujdeset me detaje nëse fëmija juaj ka alergji ose nevoja të tjera të cilat kërkojnë vëmendje konstante.

1

Kush është ABCTirana?

ABCTirana është një institucion i pavarur i edukimit të hershëm.

2

Kur është themeluar ABCTirana?

ABCTirana është themeluar në shtator të vitit 2013.

3

Cilat janë shërbimet që ofron ABCTirana?

ABCTirana ofron shërbime për fëmijë nga 6 muaj deri në 12 vjeç, si: çerdhe, kopsht për fëmijë, parashkollor, klinikë psikologjie dhe përralla të personalizuara.

Nëse keni nevojë për më shumë ndihmë:

Na kontaktoni