logo
ABCTirana

Si mund të reduktoni kohën e fëmijës tuaj në rrjetet sociale?

Dhjetor 20, 2023

Një pyetje e shpeshtë në ditët e sotme është si mund të reduktoj kohën e fëmijës në rrjete sociale?

Ndonjëherë, prindërit nga ngarkesa ditore në detyrat e përditshme shpesh përdorin mënyrën më të lehtë për të ' mbajtur të zënë ' fëmijën, duke i dhënë celularin me çdo rrjet social të instaluar.

Aplikacionet si TikTok, Instagram, Facebook ose YouTube janë aplikacione ku çdo person mund të krijojë një llogari dhe të ngarkojë video ose foto pa asnjë kufizim moral.

Prindërit shpesh mundohen të filtrojnë këto video dhe foto, ndërsa kompanitë vetë kanë krijuar versione veçanërisht për fëmijë të këtyre aplikacioneve. Megjithatë, në fund të ditës, është ende e pamundur të kontrollohen 100% videot dhe fotot që mund të ngarkohen.

Po ju marrë shumë kohë me informacionet të cilat ju tashmë jeni në dijeni, po ju prezantojmë një zgjidhje të cilën në testet tona ka funksionuar, e cila gradualisht e redukton përdorimin e këtyre rrjeteve sociale të fëmijës tuaj.

Mënyra është shumë e thjeshtë: hiqni versionin e aplikacionit të shkarkuar nga App Store ose Play Store, dhe shkarkoni versionin e tyre nga faqja në internet (përmes Safari, Google Chrome).

Çfarë duhet të bëni ju si prindër?

 1) Hiqni nga celulari juaj ose i fëmijës aplikacionin e TikTok, Instagram, YouTube, Facebook ose ndonjë aplikacion tjetër të cilën fëmija përdor.

 2) Shkoni në faqen e internetit zyrëtarë të aplikacionit.

 3) Gjeni opsionin "Add to Home screen", dhe shtoni faqen në celularin tuaj.

 4) Identifikohuni në aplikacion.

 5) Filtrimi i informacionit (opsionale por sugjerohet nëse llogaria është e vjetër).

Shënim: Gjithashtu, rekomandojmë që paisja që fëmija përdor të mos jetë teknologjia e fundit.

Një faqe në internet nuk mund të jetë aq funksionale sa një aplikacion, dhe eksperienca është realativisht më e limituara.

Kjo eksperiencë e kufizuar gradualisht zvogëlon interesimin e fëmijës për përdorimin e rrjeteve sociale.

Kjo është një nga mënyrat të cilat ka funksionuar më së miri në provat tona dhe fëmija vet ka shprehur dëshirën për mos përdorur rrjete sociale pas 2 ditë deri në 1 javë.

Ndërkohë që jemi të vetëdijshëm se ka gjithmonë mënyra më të avancuara dhe efektive, siç mund të jetë bllokimi total i këtyre aplikacioneve, vërejmë se zgjidhja nuk është ndalimi i detyruar i përdorimit të rrjeteve sociale. Në kundërshtim, kjo mund të rritë dëshirën e fëmijës për t'u përfshirë më shumë në këto platforma.

Nëse keni nevojë për ndihmë me shkarkimin e rrjeteve sociale nga shfletuesi juaj i internetit (browser) ose me filtrimin e përmbajtjes në rrjete sociale, mos ngurroni të na kontaktoni. Një nga inxhinierët tanë do të jetë në dispozicion për t'ju ndihmuar.



Më poshtë mund të gjeni një video udhëzimi për iOS (iPhone), dhe e njëjta metodë përdoret edhe për Android.